Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Daut Haradinaj kërkon nga kryetarja Jahjaga, transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës

Kryetari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, iu ka drejtuar një kërkesë kryetares Jahjaga, lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, pasi është koha fundit që Kosova t’i kompletojë mekanizmat e sigurisë. Duke e parë situatën e sigurisë në rajon dhe në mënyrë të posaçme trendët negativë për Kosovën, qoftë nga elemente nacionale shoviniste, qoftë radikale fetare, sot është koha e fundit që Kosova t’i kompletojë mekanizmat e sigurisë . Si deputet dhe kryetar i Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës dua ta shpreh shqetësimin tim për mos transformimin FSK-së në FAK. Justifikimet e qeveritarëve për shtyrjen e krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Në të njëjtën kohë, partia së cilës i përkas dhe lidershipi i saj janë të përcaktuar të ndihmojnë në të gjitha format e drejtimet, që edhe Kosova të bëhet me ushtrinë e saj.  Përtej dallimeve e shqetësimeve tona si parti opozitare, konsiderojmë se transformimi i FSK-së është çështje mbipartiake dhe, si e tillë, edhe duhet të trajtohet, ka nënvizuar deputeto Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …