Kryetarja Jahjaga u prit në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendës-presidenti amerikan Joseph Biden

Kryetarja Jahjaga u prit në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendës-presidenti amerikan Joseph Biden

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Në takimin në mes tyre u bisedua për konsolidimin e Kosovës, situatën e sigurisë në vendin tonë dhe rajon dhe përpjekjet që po bëjnë institucionet e Kosovës për t’i thelluar reformat politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Kryetarja, Jahjaga foli edhe për përparimin e vendit tonë në fusha të ndryshme dhe theksoi se me gjithë vështirësitë e shumta, Kosova ka qëndruar e palëkundur në tetë vjet të shtetësisë së saj për t’i përmbushur përgjegjësitë. Ajo i shfaqi mirënjohje administratës amerikane për përkrahjen dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, me qëllim për të konsoliduar dhe forcuar demokracinë në vend.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …