Kryetari i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, iu ka drejtuar një kërkesë kryetares Jahjaga, lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, pasi është koha fundit që Kosova t’i kompletojë mekanizmat e sigurisë. Duke e parë situatën e sigurisë në rajon dhe në mënyrë të posaçme trendët negativë për Kosovën, qoftë nga elemente nacionale shoviniste, qoftë radikale fetare, sot është koha e fundit që Kosova t’i kompletojë mekanizmat e sigurisë . Si deputet dhe kryetar i Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës dua ta shpreh shqetësimin tim për mos transformimin FSK-së në FAK. Justifikimet e qeveritarëve për shtyrjen e krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme. Në të njëjtën kohë, partia së cilës i përkas dhe lidershipi i saj janë të përcaktuar të ndihmojnë në të gjitha format e drejtimet, që edhe Kosova të bëhet me ushtrinë e saj. Përtej dallimeve e shqetësimeve tona si parti opozitare, konsiderojmë se transformimi i FSK-së është çështje mbipartiake dhe, si e tillë, edhe duhet të trajtohet, ka nënvizuar deputeto Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …