Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: BESOJANI ZGJIDHJEN QYTETARËVE E JO DESPOTËVE

Duke i përcjellë zhvillimet politike me paanësi (pasi nuk kam asnjë aspiratë personale për përgjegjësi publike, veç asaj nacionale), me vjen më shumë se mirë që nuk jam pjesë e këtij koalicioni qeverisës, mbase as pjesë e institucionit përfaqësues, Kuvendit. Pasi vendi gjendet në një krizë të thellë politike dhe institucionale, të shkaktuar nga ata që pushtetin e shohin si të vetmen mundësi të mbijetesës politike e njerëzore dhe të cilët nuk e kanë asnjë përgjegjësi për politikat e tyre publike, nuk e kanë asnjë përgjegjësi për qytetarin, kombin e shtetin. Zhvillimet politike të shtatë muajve të fundit flasin shumë.
Të jesh pjesë e këtyre institucioneve që kanë lindur në krizë dhe po vazhdojnë për gati dy vite në krizë, duke bërë marrëveshje të dëmshme për vendin, duke shkelur Kushtetutën, duke ndërhyrë në Sistemin e Drejtësisë e të Sigurisë, duke thelluar krimin e korrupsionin edhe në zgjedhjen e qytetarit të parë të vendit, qenka më shumë se “trimëri”?! Këtu natyrshëm mund të shtrohet pyetja:

A kanë përgjegjësi politike e njerëzi këta qeveritarë që e kanë uzurpuar dhe ngulfatur funksionin e shtetit?
Nuk e di a ka kush mundësi të jep një përgjigje të duhur? Unë e kam vështirë, pasi mund edhe mos të kuptohem drejt! Por ajo që kam mundësi të them është kjo: Pas dy marrëveshjeve që nuk është dashur në asnjë formë të përfundonin ashtu siç kanë bërë në dëm të Kosovës, e sidomos ajo e 25 gushtit, që ishte krejtësisjt jo transparente, pa asnjë konsensus nacional. për një çështje krejt nacionale dhe pa asnjë nivel përgjegjësie e profesionalizmi dialogues, me një kundërshtar të disponuar armiqësisht e të njohur për pabesi e arrogancë të skajshëm. Në një rast të tillë hipotetik, puna e parë që do të mund ta bëja do të shikoja seriozisht se a do të meritoja të këmbëngulja që të vazhdoja të isha i veshur me përgjegjësi të larta publike.

Pas Konstatimit te Gjykatës Kushtetuese se Parimet e Marrëveshjes së 25 gushtit, bien ndesh me frymën e 23 neneve të Kushtetutës, nuk do të hezitoja që vendin ta çoja në zgjedhjet e parakohshme, që qytetarët të vendosnin se cilit subjekt politik a lider do t’ua jepnin besimin për të qeverisur vendin. Këta njerëz në zgjedhjet e kaluara, qytetarëve u kanë premtuar krejt diçka tjetër dhe asgjë nga këto marrëveshje.
Zgjedhja e qytetarit të parë të vendit, në asnjë formë nuk do të duhej të lejohej të zgjidhej në shtet rrethim, në atmosferën e gazit lotsjellës dhe të tërheqjes zvarrë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse Kushtetuta kërkon që Kryetari i shtetit (Presidenti) duhet të jetë unifikues i qytetarëve dhe i politikës, mënyra sesi është zgjedh ai më 26 shkurt, është më shumë se e qartë se personi i zgjedhur, në asnjë mënyrë nuk mund ta plotësojë ketë kërkesë. Një zgjedhje të tillë nuk do t’ia preferoja askujt. Kjo zgjedhje është bërë edhe me nota të qarta korruptive?!
Gjuha kërcënuese, fyese, denigruese e përdorur nga krerët e koalicionit për kundërshtarët politik e sidomos ajo e 17 shkurtit, do të duhej të mjaftonte për një përgjegjësi serioze morale e politike. Këta njerëz nuk kanë kulturë për të drejtuar e qeverisur kombin e shtetin.
Në asnjë mënyrë nuk do të pranoja që për pozitën time publike të rrezikoja thellimin e krizës dhe futjen e kombit e të vendit në labirinte të rrezikshme, siç po veprojnë të parët e vendit?!
Është përgjegjësi e politikës që vendi për asnjë arsyeje dhe asnjë interes meskin mos të largohet nga procesi i demokratizimit, e as nga procedurat ligjore e demokratike. Largimi nga kjo që u tha, nuk na çon kah demokracia, por na çon drejt e në despotizëm.
Për t’i ikur kësaj, zgjidhja nuk është e ndërlikuar, është më shumë se e thjeshtë: zgjedhjet e parakohshme. Besojani ZGJIDHJEN qytetarëve të Republikës! Ketë mundësi mos ua lejoni despotëve nga të cilët ikën demokracia!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …