Erdogan

Erdogan: Turqia u kishte bërë të ditur autoriteteve të Belgjikës se terroristi që ata e liruan, ishte person i rrezikshëm

Kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se njëri nga organizatorët e sulmeve terroriste, në Bruksel, ku humbën jetën të paktën 31 persona dhe morën plagë rreth 300 qytetarë, ishte ekstraduar nga Turqia për në Belgjikë. Autoritetet belge e liruan të dyshuarin, edhe pse autoritetet turke kishin bërë të ditur  se personi në fjalë përbënte rrezik të lartë për sigurinë. Ai person ishte arrestuar në kufirin e Turqisë me Sirinë, në Gaziantep. Turqia zyrtarisht i kishte njoftuar autoritetet belge për deportimin e tij më 14 korrik, por përkundër paralajmërimeve tona se ai person ishte luftëtar i huaj terrorist, Belgjika nuk kishte gjetur asnjë lidhje të tij me terrorizmin. Kryetari i Turqisë,  Erdogan ka qenë shumë aktiv me paralajmërimet e tij ndaj Perëndimit për sulmet terroriste. Ai dha një deklaratë të bujshme pas sulmeve në Ankara, ku paralajmëroi BE-në për sulme të tjera terroriste.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …