Kadaj-Bujupi: mos uniteti i koalicionit që u manifestua në ditën e dytë të kësaj qeverie përbën problem

Kadaj-Bujupi: Mos uniteti i koalicionit që u manifestua në ditën e dytë të kësaj qeverie përbën problem

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mohuar se ka pasur ambicie për poste ministrore. Kadaj-Bujupi ka thënë se pavarësisht votës ndryshe nga partia do të vazhdojë të qëndrojë në AAK. Ajo thotë se megjithatë mos uniteti i koalicionit që u manifestua në ditën e dytë të kësaj qeverie përbën problem. Deputetja e AAK-së thekson se nuk ka pasur ambicie për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe sipas saj duhet guxim i jashtëzakonshëm të bëhesh pjesë e ekzekutivit në këto kohë të vështira për Kosovën. Kadaj-Bujupi thotë se kalimi i saj i dikurshëm në Vetëvendosje ishte gabim pasi sipas saj kjo parti u largua nga parimet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …