leoni

Kryetari Haliti kërkon përfundimin sa më të shpejt të projekteve të ujësjellësit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe përfaqësues të fshatrave Tërstenik, Sadovinë e Çerkezve dhe Vërban kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të DORSCH/CDI-së dhe Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” nga Gjilani. Në veçanti gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka kërkuar nga ta që sa më parë të bëhet funksionalizimi i ujësjellësit në këto tri fshatra, pasi që ato kanë kryer edhe kyçjet individuale dhe shtoi se menaxhimi i ujit duhet të bëhet nga KRU “Hidromorava”- Gjilan. Ndërkaq gjatë këtij takimi Kryetari Haliti, ka bashkëbiseduar me ta edhe rreth projekteve të tjera të ujësjellësit në fshatrat e ndryshme të Vitisë, duke kërkuar që ato të përfundojnë sa më parë. “Komuna e Vitisë ka kryer shumë obligime për të përmbushur obligimet e veta në projektet e ujësjellësit, ndër to kemi paguar edhe borxhet e trashëguara. Është koha që sa më parë të funksionalizohen projektet e ujësjellësit dhe që qytetarët të kenë ujë të pijshëm të shtëpitë e tyre”, u shpreh Kryetari Haliti. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti është interesuar edhe rreth sigurimit të ujit të pijshëm në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë në veçanti në fshatrat ku është punuar në rrjetin e ujësjellësit por që akoma nuk janë funksionalizuar dhe nuk janë në menaxhim të kompanisë së ujërave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti një fjalë rasti në Institutin për Politikat Sociale dhe të Drejtat e Njeriut

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në ceremoninë e promovimit të …