Hapet për qarkullim njëra korsi e rrugës Nacionale N2 në Grykë të Kaçanikut

Sot, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve është mbyllur përkohësisht për qarkullim rruga Nacionale N2, më saktësisht, në grykë të Kaçanikut (tek muri mbrojtës i betonit) në vendin e njëjtë ku ditë më parë ka pasur rrëshqitje të gurëve.

Sipas informatave nga tereni, për momentin është hapur për qarkullim njëra korsi e rrugës.

Kompania e mirëmbajtjes ka vendosur shenjat e sinjalizimit dhe ka siguruar pjesën e rrugës ku ka ndodhur rrëshqitja.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …