Kryetari Haliti uron qytetarët me rastin Ditës së Çlirimit të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në emër të tij dhe të institucioneve komunale, i uron të gjithë qytetarët vitias me rastin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë. Të nderuar qytetarë! Çdo ngjarje historike e ka rëndësinë e vet, por 14 Qershori i vitit 1999, është kurorëzim i angazhimit, përpjekjeve, lëvizjes dhe luftës qindvjeçare të qindra e mijëra atdhetarëve për liri. Kjo ditë, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve vitias, sepse njëkohësisht shënon edhe fundin e vuajtjeve dhe tmerrit që popullata civile shqiptare po përjetonte nga regjimi i atëhershëm. Në këtë ditë të rëndësishme, duam të kujtojmë dhe të nderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan: veprimtarët, ish-të burgosurit politikë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës, e me theks te veçantë, dëshmorët e lirisë, që po e gëzojmë sot. Një respekt dhe falënderim iu drejtojmë edhe aleatëve ndërkombëtarë dhe forcave të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-të, që na përkrahën në këtë rrugëtim. Dëshiroj që në këtë ditë të shënuar t’iu uroj shëndet të mirë e prosperitet në të gjitha fushat e jetës.

Urime 14 Qershori- Dita e Çlirimit!

inqerisht,

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …