Në Viti vazhdojnë masat mbrojtëse kundër Covid-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komuna e Vitisë, po vazhdojnë me masa mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19. Për të parandaluar dhe lokalizuar sa më shumë rrezikun, janë dezinfektuar dhe klorifikuar hapësirat publike dhe lokalitetet, ku janë paraqitur rastet e fundit të infektimit. Në këtë kuadër janë trajtuar ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti dhe objektet e administratës komunale. Sipas drejtuesve të komunës dhe të institucioneve tjera, masat e dezinfektimit dhe klorifikimit do të aplikohen në vazhdimësi. Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 15 persona të identifikuar me Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …