Po vazhdojnë punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi” në Ramnishtë të Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar fshatin Ramnishtë për të parë nga afër punimet që po vazhdojnë në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës “Ramush Ademi”. Aty ai është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët e falënderuan komunën e Vitisë, për këtë projekt infrastrukturor i cili sipas tyre është shumë i rëndësishëm pasi që ndikon në sigurinë e këmbësoreve.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …