Komuna e Vitisë pranon pajisje higjienike nga Programi ReLOaD për të siguruar mbrojtjen e nxënësve nga virusi COVID-19, në prag të testit të arritshmerisë

Komuna e Vitisë, ka pranuar nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale ne Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) pajisje higjienike për institucionet publike, përkatësisht objektet shkollore, në përgatitje të testeve pranuese për nxënës të kësaj komune. Sipas përfaqësuesve të këtij programi kjo asistencë është realizuar si pjesë e dy projekteve nga skema e grantit të Programit ReLOaD për komunën e Vitisë, përkatësisht OJQ Kosovo Women 4 Women dhe OJQ Alternativa Rinore, si dhe OJQ Local Solution. Me këtë rast Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, i ka falënderuar atë për këtë mbështetje duke potencuar se ato janë shumë të rëndësishme në mbrojtjen e nxënësve dhe personelit arsimor por edhe të shëndetit publik kundër virusit pandemik COVID-19. Përndryshe Programi Rajonal për Demokracinë Lokale ne Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …