Kuvendi i Kosovës

Sot në Kuvendin e Kosovës i zhvillon punimet SEECP më temën “Të jesh në hap me Evropën”

Kuvendi i Republikës së Kosovës hap sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Konferenca ndërkombëtare, me temën “Të jesh në hap me Evropën”, do të zhvillojë punimet online, duke filluar në orën 9:30 deri në orën 16:30.  Hapjen e konferencës do ta bëjë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe kryetarja e Komisionit të Përhershëm të AP-së së PBEJL-së, Fitore Pacolli Dalipi. Më pas do të vijohet me panele diskutimi për tri tema të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: Ende ka mundësi për zhvillime pozitive mes LDK-së dhe VV-së

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se ende ekziston …