Kadaj-Bujupi: Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit

Donika Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga AAK-ja

Deputetja e AAK-së, Donikë Kadaj Bujupi ka dhënë dorëheqje nga partia. Në një deklaratë me shkrim, drejtuar medieve ajo ka sqaruar arsyet e dorëheqjes së papritur. Në arsyetimin e dorëheqjes ka shkruar:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Si qytetare dhe deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam dhënë kontributin tim të jashtëzakonshëm me qëllim të ndaljes së dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe për kauzën në të mirën e vendit. Mirëpo luhatja aktuale e sidomos marrja e vendimeve të njëanshme, të cilat vazhdimisht po e pengojnë krijimin e një alternative të fuqishme, e cila do të inicionte ndryshimin, është një prej arsyeve që ka zbehur dhe dobësuar ëndrrën për ndryshim në këtë vend, vend i cili nuk e meriton gjendjen në të cilën është, ëndërr për të cilën përherë kam sakrifikuar dhe kam qenë e gatshme të ballafaqohem edhe me burg edhe me çfarëdo sfide tjetër. Situata e krijuar po më imponon që sot me keqardhje t’ju njoftoj se më nuk do të jam pjesë e AAK-së, pjesë e partisë për të cilën kam punuar ditë e natë që 13 vite më parë kur fillova aktivitetin tim. I falënderoj të gjithë mbështetësit e mi dhe ju premtoj se çdoherë do te gjej mënyrën për t’ju shërbyer drejt juve dhe interesave të vendit. Vendimi im hyn në fuqi menjëherë dhe është i pa kthyeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …