Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Kryetari Ramosaj theksoj se duhet të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, sepse ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve me COVID-19, prandaj këto ditë Komuna e Deçanit do të punojë me staf të reduktuar deri me një vendim të ri. Gjatë takimit u diskutua për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Deçanit, aktivitetet e prokurimit, takimin publik me qytetarë etj. Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …