Brickos

Komuna e Skenderajt organizon takime me qytetarë lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB-in) 2021-2023

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Skenderajt, OJQ-të, shoqëria civile dhe profesionistët, se nga data 23.06.2020 e deri me datën 26.06.2020 do të mbahen takimet me qytetarë lidhur me: Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB-in) 2021-2023.

Takimet me qytetarë do të organizohen si në vijim:

  1. 23.06.2020 Në Runik, vendi: Shkolla Fillore “Shotë Galica”, ora 16:00;

  2. 23.06.2020 Në Turiqec, vendi: Shkolla Fillore “Abedin Rexha”, ora 18:00;

  3. 24.06.2020 Në Qirez, vendi: Shkolla Fillore “Dëshmorët e Qyqavicës”, ora 16:00;

  4. 24.06.2020 Në Prekaz, vendi: Shkolla Fillore “Azem Bejta”, ora 18:00;

  5. 26.06.2020 Në Skenderaj, takimi qendror në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, ora 14:00. Për fshatrat tjera në të cilat nuk do të mbahen takime me qytetarë;

  6. 26.06.2020 Në Rezallë, vendi: Shkolla Fillore “Malush Ahmeti”, ora 17:00.

Korniza Afatmesme Buxhetore është e një rëndësie të veçantë për Komunën e Skenderajt, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë konsultim publik që është një proces i dëgjimit që do të shërbej për vendimmarrje ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, Ju do të kontribuoni që kjo Kornizë Afatmesme Buxhetore Komunale të jetë sa më e kompletuar dhe cilësore për të përmirësuar jetën e qytetarëve të komunës sonë. Draft dokumenti i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023 është i publikuar në web faqen e Komunës së Skenderajt dhe të gjitha rekomandimet e juaja mund t’i dërgoni në email adresën: [email protected]. Dëgjimi publik me qytetarë është organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa. Mbajtja e këtij takimi do të bëhet konformë masave mbrojtëse të parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …