Brickos

Besart Galica: Në kujtim të 17- vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Besart Galica: Në kujtim të 17- vjetorit të bombardimeve të NATO-s

Mbrëmja ishte nën ethe. Rreth orës 24, në derë u dëgjuan disa trokitje të rënda. Po çfarë të shihje, policë e ushtarë të maskuar, me kallashnikovë na u futën brenda, me bërtima duke na kërcënuar për vdekje, se pse kishim dalë… Goditën me tytë automatiku në fytyrë babain, dhe Rrezeartin, I cili kërceu nga shtrati për t’i kapur kallashnikovin policit. Na torturuan aq shumë, sa që u bëmë njëjtë, vdekja nuk na bënte përshtypje më..- U kumtua edhe lajmi për vrasjen barbare të avokatit Bajram Kelmendit dhe dy djemvë të tij, Kastriotit e Kushtrimit. Kushtrim Kelmendin e kisha në klasë, bile bile e kisha edhe shok të bankës. U ndjeva si mos më keq.

U ndërpre mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës…

Heshtje e frikë gjithandej…

U krijua një panikë, sa që nuk e dinim se ku ndodheshin shoktë, miqtë, familjarë e të tjerë…

Erdhi edhe lajmi i shumëpritur, i bombardimit të caqeve serbe mbi Kosovë e Serbi, por ky lajm ditëve në vazhdim u shndërrua në makth për ne që po qëndronim në Prishtinë.

Në lagjen Kodra e Diellit të Prishtinës, në banesën në të cilën jetoj edhe sot, po qëndronim e gjithë familja. Edhe pse ishte bë njëfar marrëveshje me fqinjët, që nëse do të ikim, po ikim të gjithë së bashku, por që kjo nuk ndodhi… dikush iku në heshtje…

Nejse…

Në banesat kolektive në të cilat po banonim, në katet e para të dyta dhe të tretat, që tashmë ishin “të lira”, u vendosën forcat ushtarake e policore të Serbisë. Por fillimisht, kur erdhën me autobusë e me makinerinë e rëndë, druam se do të na mblidhnin dhe një Zot e di se ku do të na dërgonin, por ja që nuk ndodhi, fatmirësisht.

Një fqinj serb të cilin e kishim (tashmë ka rezultuar që ishte një kriminel), për vite të tëra na kishte halë në sy, por që asnjëherë nuk e kishte shprehur, dhe si duket, ky ishte momenti i tij i shumëpritur. Ajo çfarë bëri ai, ishte që ne për muaj të tërë të jetonim, me frikën e ndonjë masakre të mundshme.

Përderisa po shikonim lajmet se çfarë po ndodhte gjithandej Kosovës, u kumtua edhe lajmi për vrasjen barbare të avokatit Bajram Kelmendit dhe dy djemvë të tij, Kastriotit e Kushtrimit. Kushtrim Kelmendin e kisha në klasë, bile bile e kisha edhe shok të bankës. U ndjeva si mos më keq.

Por, nuk shkoi shumë larg. Një ditë po qëndronte tek ne profesori I gjuhës angleze të Universitetit të Prishtinës, Jashar Kabashi. Ishim të gjithë në shtëpi përveç nënës që kishte dal për të blerë bukë.

Rreth orës 13, një trokitje e rëndë në derë e në zile. Dola dhe e hapa, por ç’të shihja. I gjithë koridori ishte i mbushur me ushtarë e policë serbë, e të cilët nuk duruan dhe u futën brenda. Na ndanë në dhoma, babin dhe profesorin Jashar Kabashin në një dhomë, ndërkaq mua dhe dy vëllezërit e mi në dhomën tjetër. Filluan të na bastisin. Të vetmet armë kishim librat, dhe asgjë më shumë. Gjatë bastisjes e marrjes në pyetje, vazhdonin të futeshin në ndërkohë edhe eprorë të lartë, pasi panë që në këtë banesë kishte dy intelektualë, njëri që ishte edhe gazetar dhe tjetri profesor i anglishtes. Këtu mendonin që është ndonjë burim i informacionit për të bërat e tyre.

Ndërkaq këta policët që ishin në dhomën ku isha unë me vëllezërit, filluan të kontrollonin librat. Në mesin e librave, ishte edhe libri që e kishim përgatitur ne, pasi kishim një lloj studio ku përgatitnim libra e revista të ndryshme. Libri në fjalë ishte i autorit Zeqir Bekolli dhe titullohej “Drenica, në stinët e UÇK-së”, redaktor I së cilit ishte babi, Shyqri Galica, disenji dhe realizimi teknik vëllai, Rrezeart Galica, e me sa mbaj mend, dhe unë isha korrektor. Dhe siç e prisja, hasën në këtë libër, që në fakt u çmendën, sikur të gjenin ndonjë arsenal armësh. Fat në fatkeqësi që themi, ishte që nuk gjetën edhe nja 20 copë që ishin në dhomën tjetër. Këtu nisi drama…

Debati lindi mes meje e ushtarakut.

Ushtaraku: Çka është ky libër?

Unë: Libër.

Ushtaraku: Për UÇK-në?

Unë: Po

Ushtaraku: Ku e ke marrë?

Unë: E kam blerë!

Ushtaraku: Ku?

Unë: Në librari.

Ushtaraku: Pse e ke blerë?

Unë: Sepse më ka interesuar për luftën… çfarë po ndodhë.

Ushtaraku: Si e ke blerë?

Unë: Me para.

Ushtaraku: A ta ka dhënë shitësja në dorë a po ta ka lënë në tavolinë?

Unë: (I habitur), e ka marrë nga rafti, ia kam dhënë partë, e kam marrë dhe kaq.

Këtu filluan miliona e miliona pyetje torturuese. Kisha shikimin nga dera e hyrjes, dhe papritmas e hapi nëna e cila vinte nga qyteti me një bukë. Tinëzisht ia bëra me dorë që të ikte, bile të shpëtonte ajo, pasi këtu nuk shihja shpëtim. E mbylli qetë derën, por e tmerruar në fytyrë.

Pas 4 ose 5 orë me sa mbaj mend, policët e ushtarët u larguan, por na lanë një urdhër. Nuk guxoni të dilni në asnjë moment. As për bukë e as për asgjë. Këtu do të qëndroni…

Edhe u gëzuam edhe u tmerruam, ndjenja të përziera. Ushqimet, po na mbaronin… në dritare kur qëndroja shihja shokët e lagjes, të cilët deri në orën e caktuar luanin para lagjes sepse në njëfarë forme s’kishe çfarë të bëje tjetër… Ndërkaq ne ishim të burgosurit në shtëpinë tonë.

Mbetëm pa bukë. Vendosëm që të pyesnim fqiun serb, që të na lejtonte të paktën të blinim bukë. Ai na tha se do të pyeste ushtarakët. Më në fund na lejuan mua dhe nënën. Kur mbërritëm në Ulpianë në shitoren e madhe atëbotë, kolona e njerëzve ishte e gjatë, dhe ne kishim orën e caktuar për qëndrim jashtë shtëpisë, u bë si u bë dhe mezi blemë dy bukë dhe u kthyem shpejtë e shpejtë.

Mbrëmja ishte nën ethe. Rreth orës 24, në derë u dëgjuan disa trokitje të rënda. Po çfarë të shihje, policë e ushtarë të maskuar, me kallashnikovë na u futën brenda, me bërtima duke na kërcënuar për vdekje, se pse kishim dalë… Goditën me tytë automatiku në fytyrë babain, dhe Rrezeartin, I cili kërceu nga shtrati për t’i kapur kallashnikovin policit. Na torturuan aq shumë, sa që u bëmë njëjtë, vdekja nuk na bënte përshtypje më.

Ky tmerr e ankth, zgjati deri në qershor të ’99-tës.

(tregimi është më i gjatë dhe më i tmerrshëm por e shkurtova)

Ju faleminderit për lirinë, UÇK e NATO!

 Autori është gazetar i Radio Televizionit të Prishtinës.

(NGA LIBRI “DRENICA NË STINËT E UÇK-së”, I AUTORIT ZEQIR BEKOLLI)

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …