Ministri, Anton Çuni

Ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij malazez, Predrag Boshkoviq

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes të Republikës së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Në frymë miqësie e partneriteti, të dy ministrat kanë biseduar për nivelin e bashkëpunimit të deritashëm dhe shkallën e implementimit të marrëveshjes bilaterale në mes dy ministrive.  Ndër të tjera, ata diskutuan për procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19 në nivele shtetërore, strategjitë e dy ministrive, operacionet e forcave gjatë emergjencës si dhe sfidat e shfaqura gjatë luftimit të saj. Ata vlerësuan se kjo krizë ka qenë sprovë e veçantë dhe se mësimet e nxjerra do të shërbejnë efektshëm në përballimin sa më të suksesshëm të pandemisë përkatëse dhe krizave të ngjashme në të ardhmen. Të dy ministrat u dakorduan në intensifikimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve dhe kapaciteteve në mes të dy ministrive dhe forcave në mënyrë që me sinergji të përballohet dhe mposhtet suksesshëm kriza e përmasave tashmë globale.

Specifikat e përbashkëta të dy vendeve dhe fqinjësia  e mirë, sikur për situatën e krijuar nga COVID-19, mundëson lehtësisht dhe efektshëm shkëmbimin e përvojave, si dhe shkëmbimin sipas nevojave të ndërsjella të aftësive e kapaciteteve njerëzore e teknike të specializuar për mbështetje reciproke në mes dy vendeve. Të dy u pajtuan që pas pandemisë,  kontaktet të intensifikohen me vizita të ndërsjella për të thelluar bashkëpunimin bilateral në të mire të paqes dhe sigurisë së dy vendeve si dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …