Vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Hoçë të Vogël-Brestoc

Drejtori i Drejtorisë për Arsim në komunën e Rahovecit Avni Morina, së bashku me nënkryetarin e komunës Fatmir Iska dhe drejtorin e shkollës Ukë Gashi, kanë vizituar objektin e ri në ndërtim të shkollës “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël-Brestoc për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e kësaj shkolle. Punimet në ndërtimin e objektit të shkollës së re në Hoçë e Vogël- Brestoc, janë duke u realizuar sipas dinamikës. Përveç instalimit të fazës së parë të rrymës elektrike dhe të ngrohjes qendrore, aktualisht po punohet në suvatimin (lyerjen) e mureve të brendshme të objektit të shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …