Samir Lumani dhuron 10 bursa për studentë të Komunës së Skenderajt

Pas shpalljes së thirrjes për ndarjen e bursave për studentë, nga buxheti i komunës së Skenderajt, Samir Lumani nga Prespa e Maqedonisë, i rritur në Amerikë ka shprehur dëshirën që t’i shpërndaj 10 bursa për 10 studentë, në vlerë prej 300 euro. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të studentëve falënderoj Lumani për përkrahjen dhënë studentëve të komunës së Skenderajt. Përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave edhe nga donatorët do të bëhet nga Komuna dhe sipas kritereve të përcaktuara me thirrjen publike. “Mirëpresim dhe vlerësojmë lart kontributin dhe humanitetin e secilit donator”, shtoi tutje Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …