Brickos

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi takon kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi takon kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi dhe nënkryetarin, Naim Rudari, me të cilët ka diskutuar për prioritetet, sfidat dhe punët e këtij institucioni. Gjatë këtij takim, ministri Selimi tha se është me rëndësi që të fuqizohet dhe mbështetet komuniteti i avokatisë, meqë ka një rol të madh në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e barazisë së palëve në procedurë. Ndërsa kryetari Ejupi, falënderoi ministrin Selimi për mbështetje, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore në të gjitha çështjet në të cilat avokatët mund të japin kontribut.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …