RTK

Kundërshtohet financimi i RTK-së përmes faturave të rrymës

Federata e Sindikatave të Pavarura ‘ElektroKosova’ ka kundërshtuar mundësinë që financimi i RTK-së të bëhet përmes kontributeve që mblidhen përmes faturave të rrymës elektrike. Në një kumtesë për medie, kjo sindikatë ka shprehur shqetësimin për mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, ku është kërkuar që financimi i RTK-së të bëhet përmes kontributeve të popullit të cilat do të mblidhen nëpërmjet faturave të rrymës elektrike. “Kjo mënyrë financimi nuk është e drejtë dhe e qëndrueshme dhe do ta kundërshtojmë kategorikisht për shkakun se më së shumti na kanë sjellë telashe neve me punëtorët tanë për mbledhjen e këtyre të hyrave për RTK duke rezistuar të na paguajnë edhe faturat e energjisë me plot të drejtë”, thuhet në kumtesë. Federata e Sindikatave të Pavarura ‘ElektroKosova’ konsideron se RTK do të duhej të ishte në shërbim të publikut e jo të keqpërdoret nga politika për qëllime të saj. Sindikalistët kanë thënë se nuk do të pranojnë që një transmetues që është në shërbim të publikut të përdoret nga grupe të ngushta interesi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …