leoni

Kryetari Begaj, prezantoi katër drejtor të rinj në qeverinë komunale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka prezantuar katër drejtor të rinj të drejtorive komunale, të cilëve edhe ju ka dhënë vendimet për emërim në detyrat e tyre. Drejtorët e rinj të cilët kanë marrë detyrat, janë, Besartë Kryeziu-Ramaj, drejtore e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Rexhep Mazreku, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ahmet Morina, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Hafir Rexha, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në ceremoninë e dhënies së detyrave për drejtorët e rinj, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kërkoi nga ta angazhim dhe bashkëpunim të mirë, me qëllim të realizimit të detyrave që i presin. “Kërkoi bashkëpunim dhe angazhim nga ana juaj. Kemi obligime në raport me qytetarët, prandaj kërkoj shumë punë dhe shumë angazhim, që së bashku t’ia dalim në realizimin e detyrave dhe obligimeve që kemi. Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në drejtoritë që do të drejtoni”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj, me rastin e dhënies së vendimeve për emërimin e tyre. Kryetari Begaj i ka falënderuar edhe ish drejtorët e deritanishëm, për punën dhe kontributin tyre në drejtimin e drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …