Kryetari Kuçi, është pritur në takim nga Ministri i Drejtësisë Selim Selim

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, është pritur në takim nga Ministri i Drejtësisë Selim Selim, të cilin e njoftoj për zhvillimet në Komunën e Junikut, potencialet dhe sfidat që niveli lokal po kalon si pasojë e masave kufizuese shkaku i Pandemisë. Kryetari Kuçi kërkoj nga Ministri i Drejtësisë, implementimin e ligjit për Gjykatat e Kosovës, që do jetësonte themelimin dhe funksionalizimin e Gjykatës Themelore në komunën e Junikut, projekt që do të ofroj qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës së nivelit të parë për qytetarët e Junikut. Ministri i Drejtësisë Selim Selimi shprehi gatishmërinë në përkrahje të themelimit dhe funksionalizimit të këtij projekti dhe projekteve tjera që rrisin performancën në nivel lokal dhe njëherit lehtësojnë marrjen e shërbimeve për qytetar.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” organizoi marshin simbolik për të nderuar Luan Haradinajn, në ditën e rënies së tij

Klubi i Çiklizmit “Bike Club Deçani” të martën më 6 maj organizuan marshin simbolik nga …