Kadri Veseli

Veseli uron festën e Pashkëve katolik

Me rastin e festës së Pashkëve, kryekuvendari Kadri Veseli ka uruar të Ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin si dhe të gjithë besimtarët katolik në vend. “Të gjithë besimtarëve katolikë, familjeve të tyre, në Kosovë e diasporë, gëzuar Pashkët! Festa e Ringjalljes së Krishtit, simbolizon ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen, të shpresës mbi dëshprimin, të drejtësisë mbi padrejtësinë. Janë pikërisht këto vlera dhe besimi në to që i japin kuptim jetës tonë.  Për shumë mot, gëzuar!”, përfundon telegrami i urimit të kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …