Armend Zemaj

Për numrin e madh të rasteve me virus, në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka fajësuar Vetëvendosjen

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në foltoren e Kuvendit është shprehur se nga tubimi i 12 qershorit të cilin e pati organizuar Vetëvendosje, në kryeqytet janë rritur frikshëm rastet me Covid-19.  Kjo iu prekë dhe juve dhe këtë është dashur që ta keni parasysh edhe me datë 12 qershor. Po ju tregoj se çka ka ba Covid pas datës 10 qershor. Total i kemi 1 mijë 75 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur, dhe 826 janë aktiv. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerrë ata njerëz, nuk e keni respektuar distancën. Kjo është përgjegjësi morale e të gjithë juve”, ka thënë Zemaj. Më tutje, Zemaj është deklaruar edhe për vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur  në Klinikën Infektive gjatë ditës së shtunë dhe të diel të javës që e lamë pas. “Kualifikimi deri në vrasje është papërgjegjësi totale. Fyerje për familjet dhe pafytyrësi politike e adresimit të një qasje të tillë. Mjekimi intenziv në Infektivë furnizohet me oksigjen nga sistemi qendror, me të cilin furnizohen me oksigjen edhe disa klinika të tjera. Me të cilat sipas Inspektorati Shëndetësor nuk ka vërejtje për furnizim apo ndalje të oksigjenit”, ka thënë Zemaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …