Nga 11 korriku në autostradën “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit do të kryhen disa punime dhe herë pas here do të mbyllet njëra korsi

Nga 11 korriku në autostradën “Arbën Xhaferi” në pjesën Doganaj-Hani i Elezit do të kryhen disa punime dhe herë pas here do të mbyllet njëra korsi

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në Autostradën “Arbën Xhaferi” ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit. Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të urave. Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç’rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti u zbulua shtatorja e atdhetarit, Hasan Ali Remniku

Sot, në qytetin e Vitisë, u zbulua shtatorja e atdhetarit e patriotit, Hasan Ali Remniku, …