Zyra e OKB-së në Kosovë, ndihmon Komunën e Malishevës me mjete mbrojtëse anti Covid-19

Zyra e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e ka përkrahur Komunën e Malishevës, me një donacion me maska dhe dorëza, në kuadër të përkrahjes së tyre, për komunat e Kosovës. Kohë më parë, UNMIK, i ka përkrahur komunën e Malishevës, edhe me pako ushqimore për familjet në nevojë. Për këtë donacion, sot kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë pritjes në zyrën e tij për zyrtarët e UNIMIK-ut, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj, i ka falënderuar për këtë ndihmë, si dhe për ndihmën e mëhershme për Komunën e Malishevës. Ndërsa, zyrtari Sciarra, tha se “I vjen mirë që kanë mundësi ti ndihmojnë komunat në Kosovë me mjete mbrojtëse, me qëllim edhe të solidarizimit në luftën e përbashkët kundër Covid-19 dhe këtë e konsiderojnë një ndihmë direkte për komunat”. Begaj e Sciarra, kanë biseduar për situatën e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …