Aktivitete tematike dhe përkujtimore në 17-vjetorin e rënieve të dëshmorëve të familjes, Rama nga Shkabaj e Kastriotit

Komuna e Kastriotit sot përkujton 10 dëshmorët e martirët e familjes, Rama

Komuna e Kastriotit  sot përkujton 10 dëshmorët e martirët e familjes, Rama në mesin e tyre edhe fëmijë, të cilët forcat serbe i kanë vrarë para 17 viteve, me rastin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Në aktivitetet për nderim të këtyre dëshmorëve e martirëve organizatorët fillimisht do të vendosin kurora lulesh tek Lapidari në vendin e rënies, në shtëpitë e familjeve Rama në Shkabaj, Obiliq (Lapidari gjendet në rrugën Prishtinë-Obiliq, pas udhëkryqit Prishtinë-Kastriot-Mitrovicë). Në nderim të kësaj familjeje më 17 shkurt 2016, Presidenca ndau dekoratën “Urdhri i Lirisë.

Më 27 mars 1999,  kanë rënë Ismet Halil Rama (1945), me dy bijt e tij,  Agron Ismet Rama (1969), dhe Albert Ismet Rama (1983). Faruk Izet Rama (1976). Xhevat Qamil Rama (1948), me dy bijat e tij, Shqipe Xhevat Rama (1980) dhe Syzana Xhevat Rama (1974). Bejtush Halil Rama (1959). Xheladin Qamil Rama (1954), me bashkëshorten e tij,  Hamide Rama (1956).

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …