Ka përfunduar hetimi gjashtë orë i kryetarit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, hetimet vazhdojnë nesër

Ka përfunduar hetimi gjashtë orë i kryetarit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, hetimet vazhdojnë nesër

Ka përfunduar hetimi gjashtë orë i kryetarit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai në një prononcim për media ka thënë shkurt se hetimet  do të vazhdojnë nesër. Ndërkohë Thaçi ka shpjeguar se ka dëgjuar shkëmbimet e teknikave të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi. “Sot jam këtu për të respektuar atë që kam ëndërruar dhe për të cilën kam luftuar. Një Kosovë e lirë e pavarur e bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim i ligjit. Jam i gatshëm të përballem me sfidën e re dhe të ngadhënjej për djalin tim, familjen time, njerëzit e mi dhe shtetin tim. Asnjëri nuk mund të rishkruajë historinë. Ky është çmimi për liri. Besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Besoj në dialog dhe marrëdhënie të mirë me gjithë fqinjët. Kosova është një histori suksesi dhe jam shumë krenar. Destinacioni i Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi e përhershme me Shtetet e Bashkuara ka thënë Thaçi para selisë së Speciales, teksa dëgjoheshin brohoritjet UÇK-UÇK dhe Thaçi – Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …