Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e shkollës së re në Drobesh

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Drobesh të Vitisë. Banorët e këtij lokaliteti po mirëpresin ndërtimin e kësaj shkolle pasi që po krijohen kushte më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor. Ndërkaq Kryetari Haliti potencoi se kjo komunë po kujdesët në realizimin e projekteve në fushat e ndryshme me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët e kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …