leoni

Hapët dhe bëhet pastrimi i lumit “Morava e Binçës” përgjatë lokaliteteve Budrikë-Gjylekar

Komuna e Vitisë, po vazhdon me punimet në pastrimin dhe hapjen përroskave, kanaleve dhe lumenjve në lokalitetet e kësaj komune. Ditë më pare është bërë edhe pastrimi dhe hapja e lumit “Morava e Binçës” përgjatë fshatrave Gjylekar dhe Budrikë, ku shumë fermerë të kësaj komune merren me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore në veçanti të shalqinit. Fermerët vitias shprehën falënderues institucioneve komunale pasi që hapja dhe pastrimi i këtij lumi ndikon në ruajtjen e tokave bujqësore dhe në rendimentet më të larta në prodhimet e tyre. Ndërkaq kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se punimet e tilla do të vazhdojnë edhe në shumë lokalitete të tjera me qëllimin më të mirë që të ruhen prodhimet bujqësore por edhe ekonomitë familjare nga vërshimet e mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …