Vetëvendosje

Vetëvendosje e kritikon qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës pandemike e cila sipas tyre ka dalë nga kontrolli

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj qeverisë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid 19. Sipas kësaj partisë opozitare virusi korona i ka dalë nga kontrolli qeverisë, siç po e quajnë ilegale. Përmes një konference për medie, deputetja Fitore Pacolli tha se insistimi i qeverisë për gjendje të jashtëzakonshme nuk është zgjidhje. Sipas saj mungesa e një qeverie të përgjegjshme pa hedhur përgjegjësi mbi të tjerët, ka rritur pasigurinë në mesin e qytetarëve dhe po dëmton solidaritetin shoqëror. Ndërkaq, deputeti tjetër i kësaj partie, Artan Abrashi tha se qeveria Hoti nuk ka vizion për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …