Shkolla fillore “Ahmet Hajdari” në Begunc bëhet me këndin e lojërave për fëmijë

Në kuadër të projektit “Masa 302”, është ngritur këndi i lojërave për fëmijë në oborrin e shkollës “Ahmet Hajdari” në Beguncë të komunës së Vitisë. Për të parë nga afër këtë projekt që sapo është implementuar, aty ka qëndruar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, me bashkëpunëtor. Ky projekt, është financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me 80 % dhe komuna e Vitisë me 20 %, ndërkohë është implementuar nga Grupi i Veprimit Lokal në Viti. Në kuadër të këtij projekti, parashihen edhe punime e organizime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …