Ekrem Krasniqi: Vepra e kompozitorit, Mendi Mengjiqi, shfaqet në festivalin e Koresë së Jugut, në 250-vjetorin e lindjes së Bethovenit

Ekrem Krasniqi: Vepra e kompozitorit, Mendi Mengjiqi, shfaqet në festivalin e Koresë së Jugut, në 250-vjetorin e lindjes së Bethovenit

Vepra e kompozitorit Mendi Mengjiqi shfaqet në festivalin e Koresë së Jugut, ne 250 vjetorin e lindjes së Bethovenit

 

Prishtinë/Seul, 22 Korrik 2020, dtt-net.com –  Veprat e artistëve të përzgjedhur botëror të muzikës klasike do të shfaqen në festivalin ndërkombëtar në Seul të Republikës së Koresë (Korea e Jugut) nga Tetori në Nëntor të këtij viti për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit Ludwig Van Bethoven, e në mesin e veprave që do të shfaqen në këtë festival është edhe një vepër e kompozitorit/profesorit nga Kosova, Mendi Menqjiqi.

 

Festivali vjetor në Seul mbahet nga 20 Tetori deri më 1 Nëntor, ndërsa vepra prej 13 minutash e Menqjiqit e titulluar ‘Forsaken’ (Të braktisurit) do të shfaqet me 30 Tetor.

 

Sipas programit të ditës ( http://www.simf.kr/program.html ) me 30 Tetor, pas veprës së kompozitorit nga Lupçi i Epërm, e profesorit në Universitetin e Prishtinës, do të ekzekutohet vepra ‘Misa Solemnis’ (Lutje Solemne) e Bethovenit.

 

Vepra e Menqjiqit i kushtohet masës së varfër, të vuajtur e të shkelur dhe ajo në një mënyrë është thirrje për shpëtimin e saj.

 

Për nder të kësaj përmbajtjeje të veprës së kompozitorit Mengjiqi, edhe dita e shfaqjes me 30 Tetor është emëruar nga organizatorët korean “Salvage of the Forsaken” (Shpëtimi i të Braktisurve).

 

Menqjiqi veprën e tij të porositur nga organizatorët e festivalit e punuar enkas për këtë festival në Seul, pasi e kishte marrë kërkesën për një vepër të re për nga vet koreanët qysh vitin e kaluar.

 

Vepra në fjalë të Menqjiqit dhe ajo e Bethovenit do të ekzekutohet nga orkestra simfonike  SIMF e Koresë së Jugut, dirigjuar nga Hogeun Yoon.

 

Është kjo hera e parë që një kompozitor i rajonit të Ballkanit Perëndimor ftohet në këtë festival tashmë 12 vjeçar, dhe është pikërisht kompozitori shqiptar nga Kosova, Menqjiqi, i ftuari i cili me punën e tij tashmë mbi 20 vjeçare në muzikë klasike e ka tërhequr vëmendjen e organizatorëve botëror, e tash edhe në Kore të Jugut.

 

Dtt-net.com mëson se kompozitori Menqjiqi do të jetë edhe personalisht pjesëmarrës në festivalin në fjalë në Seul i ftuar dhe i kontraktuar nga organizatorët.

 

Në po të njëjtin festival  me 23 Tetor do të ekzekutohet edhe vepra « Ciaccona » e ish-profesorit dhe mikut të ngushtë të Menqjiqit gjatë studimeve në Krakow të Polonisë në vitet 90-ta Krzysztof Penderecki, i cili ka ndërruar jetë në Mars të këtij viti. Menqjiqi ndërkohë është duke edhe punuar në një vepër tjetër kushtuar profesorit, Penderecki, mëson dtt-net.com.

Kontrolloni gjithashtu

Adem LUSHAJ: Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

“Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit” dhe “Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore …