Tirana, nikoqire e takimit të ministrave të jashtëm të rajonit

Me 30 dhe 31 mars, Shqipëria do të jetë nikoqire e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të rajonit. Të pranishëm në këtë takim, do të jenë mes të tjerësh edhe komisionari i BE-së për Negociatat e Zgjerimit, Johanes Hahn, ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, si dhe sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane Bëhet e ditur se përveç çështjeve të thellimit të bashkëpunimit rajonal për projekte të rëndësishme, bisedimet do të përqendrohen edhe tek kriza e refugjatëve dhe siguria, pasi disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia apo Serbia janë të prekura nga kjo krizë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …