KFOR i del në ndihmë QKUK-së, pasi që kjo e fundit është përballur me mungesë të ilaçit kundër helmimit

KFOR i del në ndihmë QKUK-së, pasi që kjo e fundit është përballur me mungesë të ilaçit kundër helmimit

Misioni i NATO-s në Kosovë KFOR i ka dalë në ndihmë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pasi që kjo e fundit është përballur me mungesë të barit kundër helmimit. Në një postim në Twitter, thuhet se KFOR-i ka reaguar pas një kërkese urgjente të QKUK-së duke dhuruar pjesë të rezervave të saj të antitrupave kundër helmimit. “KFOR-i ka reaguar ndaj një kërkese urgjente nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës duke dhuruar një pjesë të rezervave të saj të antitrupave shpëtuese të antihelmimit. Misioni i NATO-s në Kosovë po mbështet gjithashtu në mënyrë të paanshme përgjigjen lokale ndaj COVID-19”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

QSU e FSK-së realizon me sukses ushtrim fushor 36-orësh

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses një …