Në moshën 34-vjeçare ndahet nga jetasi shkak i virusit korona Afrim Tafa që ishte djali i dëshmorot të kombit. Ali Tafa nga Carraleva

Në moshën 34-vjeçare ndahet nga jeta pasi ishte infektuar nga virusi korona Afrim Tafa, djali i dëshmorit të kombit, Ali Tafa nga Carraleva

Komuna e Shtimes njoftoi për humbjen e një zyrtari të saj, Afrim Tafa, në moshën 34-vjeçare i cili ishte djali i dëshmorit të kombit, Ali Tafa nga Carraleva. Kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, pohoi se Tafa ishte i prekur me Covid-19. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpunëtorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë. Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit”, tha Ismajli.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Nesër në Malmö protestë në mbështetje të çlirimtarëve

Platforma “Liria Ka Emër” ka njoftuar se të shtunën, më 3 tetor, në Malmö të …