Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Rrugët që po asfaltohen janë tri rrugë brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc. Asfaltimin e rrugëve e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina. Sipas drejtorit Morina, “Sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari, të cilat paraprakisht janë hapur dhe përgatitur. Këto katër rrugë kanë një gjatësi prej 1.8 kilometër, ndërsa vizita gjatë asfaltimit, kishte për qëllim inspektimin e cilësisë dhe mënyrës së asfaltimit, si dhe respektimit të kritereve të parapara”, tha Morina. Asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët, pasi mundëson lëvizjen e lirë dhe të lehtë për banorët që jetojnë në këto lagje dhe në fshatin Kërvasari.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …