Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Ministren e MKRS-së Vlora Dumoshi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, zëvendësministrin Halil Matoshi dhe stafin e tyre, me të cilët ka diskutuar rreth punëve që janë duke u kryer tani, por edhe rreth projekteve që do ti zhvillohen në të ardhmen, e që janë rreth 15, në fushën e: Kulturës, të trashëgimisë, të Rinisë dhe të Sportit! Gjatë këtij takimi ministrja Dumoshi i njoftoj për inicimin e procedurave për ndërtimin e Kullës së Heroit të Kombit komandantit Sali Çekaj, në fshatin Belle! Kryetari Ramosaj së bashku me mysafirët Vizituan edhe kullat në fshatin Isniq dhe Kullën Muze në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, ku me homazhe kujtuan dhe nderuan dëshmorët e kombit! Kryetari Ramosaj i bëri një falënderim të veçantë ministres për interesimin dhe përkushtimin që ta ndihmoj komunën e Deçanit në projektet që ka synim.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …