Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar edhe një sukses në një prej akademive më prestigjioze ushtarake në botë. Kësaj radhe vjen nga nëntogeri Klevis Elezaj, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka diplomuar sot ku pas ceremonisë ka treguar se do të kthehet të vazhdojë shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të përcjellë tek ushtarët e FSK-së përvojën profesionale të marrë në Sandhurst. Ditën e sotme e konsideron shumë të rëndësishme, ndërsa trajnimin njëvjeçar në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar e përshkruan si sfidë të madhe për të. Nëntogeri Klevis Elezaj deklaron se kjo periudhë ishte mjaft atraktive për të, ku thekson se është pritur mjaft mirë nga britanikët prej të cilëve thotë të ketë marrë shumë njohuri./kp/
Kontrolloni gjithashtu
AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar 24-vjetorin e themelimit, me një takim të organizuar …