Telegram ngushëllimi nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për ndarjen nga jeta të veteranit të Arsimit, Fehmi Ramdani

Telegram ngushëllimi nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për ndarjen nga jeta të veteranit të Arsimit, Fehmi Ramdani.

E nderuara familja Ramadani!

Me pikëllim të thellë morëm sot lajmin për vdekjen e Fehmi Ramadanit, pedagogut, veteranit të arsimit, profesorit të çmuar dhe njërit ndër kontribuuesit më të madh të arsimit shqip në komunën e Vitisë. Profesor Fehmi Ramadani, do të mbahet mend për kontributin e tij të çmuar dhe të pazëvendësueshëm në fushën e arsimit ndër vite përfshirë edhe në kohën e okupimit. Lajmi për ndarjen nga jeta të tij, ka prekur të gjithë në veçanti ata që duan arsimin. Profesori Fehmi mbetet i respektuar edhe për angazhimi i tij të vazhdueshëm në trajtimin e çështjet publike dhe aktivitetin humanitar. Prandaj në emrin e Komunës së Vitisë, por edhe në emrin tim personal dua të shprehi ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që njohën veteranin e arsimit e në veçanti familjes Ramadani në Smirë.

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Edhe 6 gjoba të reja për hedhjen e mbeturinave në vende të paautorizuara dhe mosrespektimin e orarit

Inspektorati Komunal i Ferizajt po punon me përkushtim të shtuar për identifikimin dhe ndëshkimin e …