Projekti komunal në Malishevë për përkrahjen e fermerëve ( lavërtarisë)

Në kuadër të Zhvillimit të bujqësisë- lavërtarisë, Komuna e Malishevës respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural publikon:

SHPALLJE

Ftohen të gjithë fermerët e interesuar për të aplikuar në projektin komunal të përkrahjes së lavërtarëve me Farë dhe Pleh kimik, për mbjellje vjeshtore. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në këtë projekt do të kontribuoj me 100 % të shumës së përgjithshme të projektit.

Kriteret e konkurimit:

  1. Fermeri duhet të jetë banorë i Komunës së Malishevës

  2. Të planifikoj të mbjell më pak se 2 ha me kultura lavërtarie.

  3. Të drejtë aplikimi kanë fermerët të cilët nuk i arrijnë kriteret për subvencionim nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  1. Kërkesa e shkruar nga vetë fermeri dhe numri kontaktues i telefonit.

  2. Kopjen e letërnjoftimit.

  3. Vërtetimi i tatimit në pronë.

  4. Fleta poseduese e tokës.

Afati i aplikimit nga data 24.08.2020 deri me 14.09.2020

Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyrën e pritjes në komunë.

Dokumentet e pa kompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të shqyrtohen.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …