Vetëvendosja në Mitrovicë: Mbajtja e fushatës zgjedhore nga Serbia në veri të Kosovës, cenon sovranitetin e Shtetit

Vetëvendosja në Mitrovicë: Mbajtja e fushatës zgjedhore nga Serbia në veri të Kosovës, cenon sovranitetin e Shtetit

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë thekson se mbajtja e fushatës zgjedhore nga Serbia në veri të Kosovës, e ka cenuar sovranitetin e shtetit dhe ka rrezikuar popullatën shqiptare që banon në atë pjesë.  Mbajtja e fushatës zgjedhore në veri dhe pjesëmarrja e zyrtarëve, siç është rasti i Adriana Hoxhiqit, e tregon edhe më tutje përuljen që kjo qeveri e ka ndaj shtetit serb. Kjo qeveri po i bëhet argat Serbisë, duke e copëtuar kështu Kosovën, dhe duke e legalizuar ndërhyrjen ilegale të Serbisë në Kosovë.  Lëvizja VETËVENDOSJE! u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos heshtin karshi veprimeve të dëmshme të kësaj qeverie, por të bashkohen dhe të ngrenë deri në largimin e kësaj qeverie.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …