Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Me komisione të tilla kanë mbetur jashtë Shqipërisë më shumë se gjysma e territoreve

Duke shkruar lidhur me komisionin Ad-hoc për demarkacionin me Malin e Zi, ish-kryekuvendari, Jakpup Krasniqi thotë se po të ishte gjall Samiu ynë i Madh, në një situatë si kjo e jona do të thoshte: “Vetëm negrit e Kilomanxharos do të gëzoheshin me xingla-minglat e evropianëve”, pikërisht  kështu siç po bëjnë “shtetarët” tanë me “rregullsinë” e Demarkacionit me Malin e Zi, kështu siç e shpallen fet e fet, tre zyrtarët e Komisionit të Kontrollit europerëndimor?! Nuk kisha as një dyshim që nga shpallja e “Dekretit” te Presidentës në ikje, për “Kontrollin e Komisionit” se ai kishte një qëllim: Të konfirmonte “rregullsine” e Komisionit qeveritar, të shpallur nga shumë kush si krejt të rregullt pa shikuar asnjë dokument të vetëm. Prandaj, kështu sic ishte krijuar “Komisioni i Kontrollit”, (një Komision i tillë ka qenë formuar këtu e 103 vjet më parë) dhe kishte arsyetuar lenien jashtë kufirit të Shqipërisë më shumë se gjysmen e tokave të saj!  Në rastin tonë gabimi edhe nuk është aq i madh! Vetëm 8229 hejtarë tokë malore?! Nga atëherë e sot, ka një dallim, atëherë veç Toptanit e Zogollit, nuk ju gëzua kush. Tani vendimit të “Komisionit të Kontrollit” të formuar nga Presidentja në ikje (që mund t’i kontestohet edhe ligjitimiteti), ju gëzuan gjithë soji e sorollopi i qeveritarëve?!

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …