Kryetari Latifi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorëve qe ranë me 3 shtator në fshatin Zatriq

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule pranë pllakës përkujtimore të dëshmorëve qe ranë me 3 shtator në fshatin Zatriq. Kryetari Latifi me këtë rast ndër të tjera ka thënë se, Vepra e dëshmorëve rron për jetë të jetëve, ajo u fitua duke luftuar me nder dhe besnikëri për lirinë e popullit tonë, për të cilën derdhën gjakun e tyre. Mazllum Kastrati, Xhafer Vehapi dhe Esat Kastrati nga Zatriqi, ranë në betejë me 3 shtator 1998, emra që sot, nesër dhe gjithmonë, Zatriqit historik që ishte bazë e fuqishme e luftës çlirimtare, Zatriqit të dëshmorëve e martirëve që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, si dhe gjithë kësaj zone liridashëse, i japin nder, kuptim, aromë dhe shije të veçantë lirisë së fituar dhe i bëjnë krenar brezat për luftën dhe heroizmin e djemve të përkushtuar të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …