Thaçi: Masakra e Abrisë është një prej 400 masakrave të Serbisë ndaj shqiptareve, që ende askush nuk është dënuar

Thaçi: Jam i lumtur që Shtëpia e Bardhë është në ndjekje të një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të Trumpit për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili tha se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik. Thaçi ka thënë se është i lumtur që Shtëpia e Bardhë është në ndjekje të një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë. “E përshëndes lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell që të bashkojnë sërish Kosovën dhe Serbinë, në ndjekje të një marrëveshje paqeje. Unë inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen, pajtimin dhe prosperitetin ekonomik”, ka shkruar ai

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …