Brickos

Selmanaj: Pika që flitet për filizibitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, nuk duhet të shihet me shqetësim

Selmanaj: Pika që flitet për filizibitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, nuk duhet të shihet me shqetësim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj pas arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, thotë se pika që flitet për filizibitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, nuk duhet të shihet me shqetësim. Selmanaj, ka thënë se shqetësimet që subjekti i tij i ka paraqitur për këtë pikë ka gjetur mirëkuptim nga kryeministri Avdullah Hoti dh ndërmjetësit e këtij dialogu. Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashingon, e cila përfshinë 16 pika e ka përshëndetur menjëherë pas nënshkrimit kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Mirëpo, gjatë ditës Haradinaj tha se nuk pranon që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve …