Ka ndërruar jetë atdhetari dhe veterani i arsimit Shefqet Krasniqi nga Duboviku i Deçanit

Ka ndërruar jetë atdhetari dhe veterani i arsimit Shefqet Krasniqi nga Duboviku i Deçanit

Pas një beteje të shkurtër me Covid-19, atdhetari Shefqet Krasniqi nga Duboviku i Deçanit ndërroi jetë në Spitalin e Pejës. Ai njihet si një nga mësimëdhnësit e parë në këtë komunë, punëtor i zoti në arsim që ka nxjerrur shumë breza të dijes në këtë komunë. Krasniqi mori pjesë ndër vite në shumë aktivitete kombëtare, që nga pajtimi i gjaqeve, mbajtja e mësimit nëpër shtëpi gjatë viteve të 90-ta dhe luftën e fundit çlirimtare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 14-00 në Dubovik të Deçanit. Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të kryhet vetëm nga rrethi i ngusht familjarë për shkak të masave shtetërore ndaj pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Mbrojtja e ambientit”.

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave …