Agjencia serbe ajmeve “FoNet”, ka bërë të ditur se Bashkimit Evropian, pasi ka biseduar me krerët e Qeverisë së Kosovës, ka arritur një marrëveshje që Prishtina zyrtare prej sot, në orën 9:00 të ndërpresë bllokimin e kamionëve me materie të rrezikshme nga Serbia. Reciprociteti me të cilin krekosej Qeveria në Prishtinë nuk zgjati më shumë se një javë. Beogradi zyrtar i rezervon vetes të drejtën për lejimin apo ndalimin e mallrave të Kosovës për të hyrë në Serbi.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				